Ali Ahmeti shpalos bustin e heroit Rexhep Halimit në Ferizaj

nga Xh M

Ferizaj, 14 shtator – Ish Komandanti i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare dhe bjë ndër themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe Lëvizjes Popullore të Kosovës, Ali Ahmeti, ka qëndruar dje në Ferizaj të Kosovës, ku bashkë me Kryetarin e Ferizajt, Agim Aliu, ka zbuluar bustin e Rexhep Halimit, hero i Kosovës.

“Dje në Ferizaj, bashkë me shokë, bashkuftëtarë e bashkëvrimtarë, me të parin e Ferizajt Agim Aliu, në parkun afër Spitalit të Përgjithshëm, shpalosëm bustin e veprimtarit atdhetar, Heroit të Kosovës – Rexhep Halimi.

Heroi i Kosovës Rexhep Halimi me plotë meritë u përjetësua në Ferizaj për veprën e tij të pashoq atdhetare dhe do të shërbejë si burim frymëzimi për gjeneratat e reja.

Lavdi Dëshmorëve të Kombit dhe të rënëve për liri!” shkruan Ahmeti në Facebook.

https://www.facebook.com/photo?fbid=1057153172445471&set=pcb.1057153359112119

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More