Hiqen tabelat pa gjuhën shqipe në Bllacë

nga Xh M

Shkup, 14 shtator – Ndërmarrja Publike “Rrugët Shtetërore”, me drejtor Koce Trajanovski është institucioni që ka hequr fillimisht tabelat me gjhën shqipe në afërsi të vendkalimit kufitar Bllacë, ndërsa i ka zëvendësuar me të reja tregjuhëshe – maqedonisht, anglisht dhe frengjisht, por duke e hequr tërësisht gjuhën shqipe.

Gazeta KOHA merr vesh se fillimisht, për tabelat e reja pa gjuhën shqipe, leje ka dhënë Ministria e Punëve të Brendshme, meqenëse bëhet fjalë për vendkalim kufitar.

Megjithatë, ajo që më shumë ka shkaktuar reagime është heqja e tabela me mbishkrime edhe në gjuhën shqipe. Konkretisht, vite më parë, mbishkrimi në tabelat e Bllacës kanë qenë në maqedonisht, shqip dhe anglisht, por sot dy të tilla janë zëvendësuar me maqedonisht, anglisht dhe frengjisht.

Ndryshe, tabelat që u vendosën mbrëmë në kufirin me Kosovën, në Bllacë, në të cilat nuk figuronte gjuha shqipe, sot nuk janë më aty. Të njejtat mbrëmë janë larguar.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More