Ali Ahmeti thirrje për mobilizim në Shkup: “Nesër bashkohemi për drejtësi dhe të vërtetën”

nga D. V.

Shkup, 12 dhjetor – Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, u ka bërë thirrje qytetarëve që nesër, më 13 dhjetor, në ora 13:00, të bashkohen në Sheshin “Skënderbeu” në Shkup për, siç thotë ai, “kërkesën për drejtësi dhe hedhjen poshtë të akuzave të fabrikuara nga Serbia dhe Rusia”.

“Nesër bashkohemi për një qëllim të qartë. Ne dalim me përgjegjësi, për të nderuar sakrificën dhe për të mbrojtur të vërtetën e historisë sonë,” shkruan Ahmeti.

Ai thekson se “Liria ka emër, UÇK”, duke shtuar se ky emër “mbetet pjesë e identitetit dhe dinjitetit tonë kombëtar”.

“Ju ftoj të gjithëve që nesër të jemi bashkë,” përfundon lideri i BDI-së.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More