Në zgjedhjet e kësaj pranvere, forcat e reja politike siç mund të jetë “Djathtas 1912”, presin që të sigurojnë votën e atij që quhet “elektorati gri”, pra ata që nuk votojnë as majtas e as djathtas.
I ftuar në një emision ne A2 CNN, deputeti Enkelejd Alibeaj shpjegoi se cilat janë disa nga objektivat e forcës politike në të cilën ai bën pjesë, për garën elektorale të 2025.
“Unë bashkë me kolegët e mi, jemi të vendosur që futja në zgjedhjet e 11 majit, të ketë një synim bazik, minimal që Edi Rama të mos marrë 71 mandate,” tha Alibeaj teksa shprehej se përpos këtij synimi, politika nuk duhet të jetë aritmetikë.
Sipas tij, duke u nisur nga të dhënat e zgjedhjeve të 2021, 30% e shqiptarëve zgjedhin të mos votojnë, dhe kjo siç u shpreh Alibeaj, është një votë e munguar që nuk u përkthye në mandate.
Kështu, Alibeaj u bëri thirrje qytetarëve që në zgjedhjet e kësaj pranvere të dalin nga shtëpia dhe të votojnë në mënyrë që, siç u shpreh ai, me votën e tyre të mos abuzojë qeveria.