Aliber Zeqiri emërohet komandant i Stacionit policor në Kamjan të Tetovës

nga Xh M

Tetovë, 14 mars – Aliber Zeqiri është emëruar komandant i Stacionit Policor në Kamjan. Lajmin e ka bërë të ditur vetë ai përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka shprehur mirënjohjen ndaj Kryeshefit të SPB Tetovë, Rijat Ali, për besimin e dhënë.

“Sot nga Kryeshefi i SPB Tetovë, Rijat Ali, mora besimin për komandant në Stacionin Policor Kamjan. Faleminderit, Kryeshef,” ka shkruar ai.

Ky emërim vjen në kuadër të ndryshimeve dhe përforcimeve në strukturat policore të rajonit të Tetovës, me synimin për të përmirësuar sigurinë dhe efikasitetin e shërbimeve policore në këtë zonë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More