Aliu: Kasami nuk e quajti Taravarin zero, por theksoi rëndësinë e VLEN-it

nga Redaksia

Shkup, 11 prill – Analisti politik Qenan Aliu ka reaguar pas debatit të krijuar rreth një deklarate të kreut të Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, lidhur me rolin e Arben Taravarit në kuadër të koalicionit opozitar VLEN.

Në një koment publik, Aliu sqaroi se deklarata e Kasamit është interpretuar në mënyrë të njëanshme dhe nën ndikimin e propagandës politike.

“Bilall Kasami nuk tha se Taravari është zero. Ai, si ekonomist që është, përdori një shembull numerik për të ilustruar idenë se VLEN është njësi matëse e vlerës në politikë. Njëshi ishte VLEN-i, ndërsa të tjerët – përfshirë Taravarin – ishin zerot që pasojnë njëshin dhe marrin kuptim vetëm në funksion të tij,” shkroi Aliu.

Ai theksoi se deklarata e Kasamit duhet parë në kontekstin e plotë të intervistës dhe jo të nxirret nga konteksti për qëllime propagandistike.

“Mbase retorika ‘live’ e një interviste mund të shkëputet aty ku do propaganda,” u shpreh ai.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More