Mot me diell me vranësira të vogla deri në mesatare, me temperaturë deri në 19 gradë

nga D. V.

Shkup, 11 prill – Moti sot do të jetë me diell me vranësira të vogla deri në mesatare. Do të fryjë erë mesatare, në pjesët lindore dhe përgjatë Vardarit përkohësisht erë e përforcuar nga drejtimi veriperëndimor, kumtoi Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.

Temperatura minimale do të jetë në interval prej -2 deri në 6 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 11 deri në 19 gradë.

Në Shkup, mot me diell me vranësira të vogla deri në mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura minimale do të bie deri në 2 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë 19 gradë.

Sipas parashikimit të DPHM-së vijon periudha e motit të nxehtë me rritje të temperaturave. Të shtunën do të ketë reshje lokale të shiut dhe do të fryjë erë e përforcuar veriore, mbi 70 kilometra në orë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More