Aliu: Mjekët e mjekësisë familjare kanë rëndësi thelbësore në sistem, së bashku jemi të fokusuar në avancimin e shëndetësisë elektronike

nga D. V.

Shkup, 20 gusht – Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, sot zhvilloi një takim pune me kryetarin e Shoqatës së Mjekëve të Mjekësisë Familjare, dr. Dragan Gjorgjievski dhe me përfaqësues të Shoqatës, ku u diskutua për disa tema aktuale, me fokus në avancimin e shëndetësisë elektronike dhe mundësinë e heqjes së kartonit në letër, kumtoi Ministria e Shëndetësisë.

“Mjekët e mjekësisë familjare kanë rëndësi thelbësore për parandalimin, zbulimin e hershëm të sëmundjeve dhe ndjekjen e vazhdueshme të shëndetit të pacientëve. Në takimin e sotëm diskutuam për mënyra të ndryshme për të stimuluar mjekët familjarë për hapjen e ordinancave të reja, si dhe për mbrojtjen e vazhdueshme shëndetësore në vendbanimet më të vogla. Në këtë drejtim, po punojmë intensivisht në ndryshimin e 12 ligjeve, përfshirë digjitalizimin dhe përmirësimin e sistemit kombëtar  Termini im  , me qëllim avancimin e sistemit shëndetësor dhe optimizimin e shëndetësisë në Maqedoni”, theksoi ministri Aliu.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More