Mickoski për rastin në Koçan: Ua lë autoriteteve të prokurorisë dhe gjyqësorit të përfundojnë procedurën

nga D. V.

Shkup, 20 gusht – Kryeministri Hristijan Mickoski, duke u përgjigjur sot në pyetjet e gazetarëve në lidhje me ecurinë e deritanishme të rastit me zjarrin në Koçan, pesë muaj pas tragjedisë në të cilën humbën jetën 62 persona, theksoi se po ua lë autoriteteve të prokurorisë dhe gjyqësorit të përfundojnë procedurën.

“Unë gjatë kësaj periudhe po përmbahem të komentoj dhe do të vazhdoj me atë praktikë të mos komentimit, ua lë autoriteteve prokuroriale-gjyqësore ta përfundojnë procedurën e tyre. Sa di unë, aktakuza e ngritur është në kuadër të një vlerësimi nga gjykatat, kështu që nuk do të doja të komentoja më tej”, u përgjigj Mickoski në një deklaratë për mediat, pas hapjes së një salle të re të kompanisë “Amfenol” në Komunën e Koçanit.

Prokuroria ngriti aktakuzën për zjarrin në Koçan më 13 qershor. Në të akuzohen 34 persona dhe tre kompani. Gjykata Penale e mori juridiksionin pasi u përcaktua se Gjykata Themelore në Koçan nuk kishte gjyqtarë dhe burime të mjaftueshme për të udhëhequr një proces kaq të madh gjyqësor. l

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More