Ambasada e SHBA: Lotaria e vizave DV-2027 ende nuk është hapur, kujdes nga mashtrimet

nga Xh M

Shkup, 17 nëntor – Ambasada e SHBA-së në Maqedoni njofton se Lotaria DV-2027 nuk është hapur ende dhe paralajmëron qytetarët për njoftime të rreme që pretendojnë të kundërtën. Po ashtu, theksohet se askush nuk mund të rrisë shanset e përzgjedhjes. Datat zyrtare të regjistrimit dhe çdo ndryshim në proces do të shpallen vetëm nga Departamenti i Shtetit, transmeton Portalb.mk.

“Periudha e regjistrimit për Lotarinë e Vizave të Diversitetit (DV) 2027 nuk është e hapur në këtë kohë. Ne jemi të vetëdijshëm për raportimet mashtruese që pretendojnë se regjistrimi për DV-2027 është i hapur dhe për individë ose shërbime që pretendojnë rrejshëm se mund të rrisin shanset tuaja për t’u përzgjedhur. Kjo nuk është e vërtetë”, thonë nga Ambasada e SHBA-së.

Ata shtojnë se datat e regjistrimit për DV-2027 dhe detajet rreth ndryshimeve të procesit të këtij viti do të shpallen nga Departamenti i Shtetit sapo të jenë të disponueshme.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More