Ambasada e SHBA organizon panel-diskutim me temë “Lufta kundër korrupsionit”

nga D V

Shkup, 22 nëntor – Ambasada e SHBA-së, përmes Programit OPDAT të Ministrisë së Drejtësisë së SHBA-së dhe USAID-it, sot do të organizojë panel-diskutim me përfaqësues të Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, Entit shtetëror të revizionit dhe Prokurorisë Publike, me qëllim të përmirësimit të bashkëpunimit në luftën kundër korrupsionit.

Nga Ambasada e SHBA-së paralajmëruan se në hapjen e panelit-diskutimit do të drejtohen zëvendës shefi i misionit të SHBA-sl në Shkup, Nikoll Varns, prokurori i përgjithshëm i Maqedonisë së Veriut Lupço Kocevski, kryetarja e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit Tatjana Dimitrovska dhe ndihmësja e revizorit kryesor shtetëror Marina Blazheska.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More