Ambasada e SHBA-së në Shkup në shqip uron ditën e Alfabetit shqip

nga Xh M

Shkup, 22 nëntor – Qytetarët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut sot festojnë 22 nëntorin, që njihet si Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe.

Me rastin e kësaj ditë kanë uruar të gjithë krerët e shtetit, e poashtu në gjuhën shqipe kanë uruar dhe nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shkup.

“Në emër të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës ju urojmë të gjithë shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, gëzuar Ditën e Alfabetit”, thuhet në urimin e Ambasadës.

Kujtojmë se sot me rastin e 22 Nëntorit, Qeveria e Maqedonisë së Veriut organizoi dhe Akademi Solemne.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More