Ambasada: Kohëzgjatja e qëndrimit në SHBA përcaktohet nga oficeri i Doganës dhe Mbrojtjes së Kufirit

nga D. V.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë publikoi një sqarim për qytetarët shqiptarë lidhur me afatet e vizave amerikane dhe kohëzgjatjen e qëndrimit në SHBA për vizitorët ndërkombëtarë.

Në njoftimin zyrtar thuhet se data e skadencës së vizës nuk përcakton kohëzgjatjen e lejuar të qëndrimit në SHBA.

Sipas ambasadës, është Oficeri i Doganës dhe Mbrojtjes së Kufirit (CBP) ai që vendos se për sa kohë një vizitor mund të qëndrojë në SHBA, në momentin e mbërritjes.

“Një vizë amerikane ju lejon të udhëtoni drejt një pike hyrjeje në Shtetet e Bashkuara dhe të kërkoni leje për të hyrë në vend”, thuhet në njoftimin e ambasadës

Sipas njoftimit, kohëzgjatja e qëndrimit të secilit qytetar përcaktohet nga Oficeri i Doganës dhe Mbrojtjes së Kufirit (CBP) në momentin e mbërritjes së tij.

“Kujtesë! Kohëzgjatja e qëndrimit të një vizitori ndërkombëtar në Shtetet e Bashkuara përcaktohet nga oficeri i Doganës dhe Mbrojtjes së Kufirit në momentin e mbërritjes suaj, jo nga data e skadencës së vizës”, sqaron ambasada.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More