Ambasadori britanik i shqetësuar për kërcënimet ndaj Vjosa Osmanit: Dhuna gjinore s’ka vend në shoqëri

nga D. V.

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves ka reaguar ndaj kërcënimeve të vazhdueshme me jetë ndaj presidentes Vjosa Osmani.

Hargreaves ka shkruar se është thellësisht i shqetësuar me kërcënimet ndaj presbites Osmani, dhe se dhuna me bazë gjinore nuk duhet të ketë vend të shoqërinë kosovare.

“Jam thellësisht i shqetësuar nga kërcënimet e fundit dhe vala në rritje e gjuhës së urrejtjes drejtuar grave, veçanërisht atyre në role udhëheqëse. Dhuna me bazë gjinore – përfshirë online – nuk ka vend në shoqërinë tonë. Ne qëndrojmë pranë Grupit për Siguri dhe Barazi Gjinore dhe mbështesim plotësisht deklaratën e tyre të përbashkët. Në kohë si këto, heshtja nuk është një opsion. Ne zgjedhim solidaritetin”, ka shkruar ambasadori britanik.

Tutje ambasadori ka cituar një deklaratë të Jess Phillips, ministres së për Mbrojtjen dhe Dhunën Kundër Grave dhe Vajzave në Mbretërinë se Bashkuar.

“Kjo nuk do të ndryshojë nëse nuk e bëjmë sistematikisht që këdo që ndeshet me një viktimë ose një dhunues të mendojë se është puna e tyre thelbësore për të bërë diçka për këtë.”.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More