Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës njofton se ka filluar pranimi i aplikimeve online për pension

nga D. V.

Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës ka njoftuar se ka filluar pranimi i aplikimeve online për pension.

Në njoftimin e tyre thuhet se Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës (FKPK) ka kënaqësinë t’i njoftojë të gjithë kontribuuesit tanë se faza e testimit të platformës për aplikimin online për tërheqjen e pensionit është përfunduar me sukses.

“Të gjithë kontribuuesit e kualifikuar mund t’i dorëzojnë kërkesat e tyre për pension në mënyrë elektronike, përmes faqes zyrtare të FKPK-së (eTrustit)”, bëhet e ditur në njoftim.

Po ashtu, thuhet se kjo platformë është zhvilluar me qëllim të thjeshtimit të procesit të aplikimit, duke mundësuar një përvojë më të shpejtë, më të sigurt dhe më të lehtë për të gjithë kontribuuesit tanë, pa pasur nevojë për vizita fizike në zyre.

Për të aplikuar online, kontribuuesit duhet të:
• Vizitojnë faqen tonë zyrtare www.trusti.org
• Përdorin identifikimin përmes platformës eTrusti.
• Plotësojnë formularin e aplikimit dhe të bashkëngjisin dokumentet e nevojshme.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More