Privohet nga liria një banor i Kavadarit, ka drejtuar automjetin me 3.05 promilë alkool në gjak

nga D. V.

Shkup, 23 maj – Në Kavadar, në mëngjes rreth orës 04:00 në rr. “Disanska” nëpunësit policorë nga NJPB Kavadar e privuan nga liria A.M. (35) nga fshati Glishiq, rrethina e Kavadarit.

Gjatë një kontrolli trafiku, është ndaluar automjeti i pasagjerëve “citroen” me targa të Kavadarit, të cilin e drejtonte dhe pas ndërmarrjes së masave u konstatua se është nën ndikimin e alkoolit, gjegjësisht iu matën 3.05 promilë alkool në gjak.

A.M. është ndaluar në stacion policor, është njoftuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të ngjarjes kundër tij do të ngrihet kallëzim sipas nenit 297-a të Kodit Penal – “drejtimi i pakujdesshëm i mjetit motorik”, kumtoi MPB.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More