Ambasadori i BE-së për vizitë në Strumicë

nga D V

Strumicë, 21 shkurt – Ambasadori i BE-së në vend Mihalis Rokas sot do ta vizitojë komunën e Strumicës. Qëllimi i vizitës, siç thonë nga Delegacioni i BE-së në Shkup, është në nivel lokal të afrohet Bashkimi Evropian dhe procesi i integrimit deri te qytetarët, duke diskutuar përfitimet e anëtarësimit në BE dhe ndikimin e ndihmës së Unionit në baza ditore.

Ambasadori Rokas do të ketë takime me kryetarin e komunës së Strumicës Kostadin Kostadinov, me Këshillin e komunës dhe me përfaqësuesit e sektorit civil.

Ai do të vizitojë stacioni filtrues të ujërave të zeza (SFUZ) financuar nga BE-ja, ndërtimi i të cilit (përfshirë mbikëqyrjen dhe studimet) është gjithsej 5,7 milion euro.

Vizitën do ta përfundoj në Jurop Haus Strumicë ku do të bisedoj me qytetarët në sesionin “Pyet ambasadorin” dhe do të përgjigjet në pyetjet direkte të lidhura me rrugën evropiane të Maqedonisë së Veriut.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More