Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha, së bashku me bashkëpunëtorët e tij, priti në takim zyrtar ambasadorin e Malit të Zi në Prishtinë, Bernard Çobaj.
Ky takim u zhvillua në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Kosovës, ku u diskutuan çështje që lidhen me sigurinë, bashkëpunimin policor dhe forcimin e koordinimit ndërkufitar.
Hoxha falënderoi ambasadorin Çobaj për vizitën dhe theksoi gatishmërinë e Policisë së Kosovës për të avancuar më tej bashkëpunimin dhe partneritetin me institucionet e Malit të Zi.
https://www.facebook.com/share/p/19dZoQvwX1