Ambasadori i Shqipërisë, Denion Meidani takon kreun e LSDM, Venko Filipçe

nga Xh M

Shkup, 17 shtator – Sot, Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Shkup, Denion Meidani, zhvilloi një takim të frytshëm me Kryetarin e LSDM, Venko Filipçe, ku u diskutua situata aktuale politike dhe mundësitë për të forcuar më tej bashkëpunimin mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në të gjitha fushat.

Ambasadori Meidani u informua mbi reformat brenda LSDM-së dhe planet për të ardhmen, ku Filipçe theksoi rëndësinë e bashkëpunimit me Partinë Socialiste të Shqipërisë dhe në kuadrin e PES.

Të dyja palët nënvizuan nevojën për të ecur përpara në rrugën evropiane, si një objektiv kyç për të ardhmen e qytetarëve të të dy vendeve.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More