Ambasadori i Shqipërisë, Denion Meidani, uron Ditën e Alfabetit Shqiptar nga Manastiri

nga Redaksia

Shkup, 22 nëntor – Ambasadori i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani, ka shënuar Ditën e Alfabetit Shqiptar me një mesazh të fuqishëm nga qyteti simbolik i Manastirit, vendi ku u zhvillua Kongresi historik i vitit 1908.

Në urimin e tij, ambasadori Meidani theksoi rëndësinë e vendimit të Kongresit të Manastirit, i cili i dha gjuhës shqipe alfabetin e njësuar, duke e shndërruar atë në bazë të unitetit kombëtar dhe përparimit kulturor.

“Alfabeti i njësuar hapi rrugën për shkollën shqipe, librin shqip, shtypin në gjuhën shqipe — dhe mbi të gjitha e ktheu gjuhën në themelin e qytetarisë moderne shqiptare,” u shpreh ambasadori, duke shtuar se “çdo shkronjë shqipe mbart sakrificën dhe shpirtin e një populli të pathyeshëm”.

Meidani e mbylli mesazhin me një thirrje për të nderuar dhe ruajtur gjuhën shqipe si një nga vlerat kryesore të identitetit kombëtar.

“Shqipja, shpirti i kombit shqiptar!”

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More