11 vjet me Lëvizjen, 11 vjet Besa e ndryshimit!

nga Redaksia

Shkup, 22 nëntor – 11 vite më parë nisëm një rrugëtim që nuk ishte as i lehtë, as i sigurt, por ishte i domosdoshëm. Vum në lëvizje një organizatë politike që u mbështet mbi besën autoktone, autentike dhe autonome të këtij populli, besën se shqiptarët në këtë vend meritojnë më shumë, mund të bëjnë më shumë dhe mund të bashkohen për ndryshimin që e kërkon koha.

Sot, në 11-vjetorin e këtij rrugëtimi dhe në 127-vjetorin e Kongresit të Manastirit, simbolit të bashkimit dhe rilindjes, ne kujtojmë një të vërtetë të madhe: vetëm popujt që bashkohen rreth idealit dhe punës arrijnë t’i ndryshojnë epokat e tyre. Dhe pikërisht këtë ka bërë Lëvizja BESA.

BESA që dhamë para 11 viteve si një betim për ndryshim, dinjitet dhe përfaqësim politik; sot, pas më shumë një dekade përpjekjesh po realizohet. Po ndërtojmë institucione më të ndershme, politika më të përgjegjshme dhe një vizion të ri për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut.

Ashtu si Kongresi i Manastirit bashkoi kombin rreth alfabetit, ne sot, si pjesë e koalicionit VLEN, po bashkojmë qytetarët rreth një projekti që frymëzohet nga e kaluara, vepron në të tashmen dhe ndërton të ardhmen.

Urime 11-vjetori i Lëvizjes BESA.

BESA e dhënë, ndryshimi i bërë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More