Ambasadorja Jusufi përfundon mandatin në Prishtinë, pritet në takim lamtumirës nga Kurti

nga Xh M

Prishtinë, 9 dhjetor – Kryeministri Albin Kurti ka pritur në takim lamtumirës ambasadoren e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Kosovë, Shpresa Jusufi.

Në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit thuhet se Kurti shprehi mirënjohje për bashkëpunimin afërt dhe angazhimin e saj, veçanërisht në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe në rrafshin tregtar dhe ekonomik.

“Në këtë kontekst, kryeministri Kurti dhe ambasadorja Jusufi diskutuan për progresin e arritur në fusha të ndryshme të bashkëpunimit bilateral gjatë mandatit të saj diplomatik. Kryeministri Kurti i uroi ambasadores Jusufi suksese në angazhimet e saj të ardhshme”, thuhet në njoftim.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More