MPB me detaje për aksidentin në autostradën Gostivar-Tetovë

nga Xh M

Gostivar, 13 dhjetor – Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme, rreth orës 20:05, në autostradën Gostivar–Tetovë.

Nga MPB njoftojnë se në aksident janë përfshirë dy automjete pasagjerësh, një “Mercedes” me targa austriake dhe një “BMW” me targa të Tetovës. Si pasojë, tetë persona kanë pësuar lëndime dhe janë transportuar me autoambulanca në Qendrën Klinike të Tetovës për trajtim mjekësor.

”Sot (13.12.2025), në orën 20:05, në rrugën Gostivar-Tetovë, pas nyjës “Kamenjan”, ka ndodhur një aksident rrugor mes një automjeti pasagjerësh “Mercedes” me targa austriake dhe një automjeti pasagjerësh “BMW” me targa të Tetovës.

Në këtë aksident janë lënduar tetë persona, të cilët me autoambulanca janë dërguar në Qendrën Klinike të Tetovës.
Për shkak të kryerjes së kqyrjes inspektuese në vendngjarje, trafiku zhvillohet nëpër një korsi lëvizëse”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More