Amina Mundi: Zëvendësdrejtori i “Rrugëve të Maqedonisë” vrau një ari të mbrojtur me ligj, kërkojmë shkarkimin dhe dënimin e tij

nga D V

Shkup, 2 janar – Anima Mundi, shoqatë për mbrojtjen e kafshëve, reagoi sot me një deklaratë ku thuhet se zëvendësdrejtori i “Rrugët e Maqedonisë” dhe kryetar i Unionit të veteranëve në Demir Hisar, Sasho Drango, me krenari pozon në një foto me një arush që e ka qëlluar në dhjetor të vitit 2024. Ariu klasifikohet si kafshë e egër e mbrojtur, që do të thotë se gjuetia, ndjekja apo ngacmimi i tij është rreptësisht i ndaluar, transmeton Portalb.mk.

“Fotografitë e siguruara nga Anima Mundi tregojnë se Drango pasi ka vrarë ariun, pozon me gjakftohtësi me të sikur të ishte një trofe, i cili pasqyron vetëm hobin e tij të sëmurë, siç flasin fotot e tij në rrjetet sociale me kafshë të ndryshme të egra të vrarа. Bëhet fjalë për një person, i dyti në hierarki në një ndërmarrje publike, i cili duhet të jetë shembull i respektimit të ligjeve, jo autor i krimeve. Nga aty lind pyetja nëse Dangov është i paprekshëm për drejtësinë vetëm pse është politikan dhe sa herë e ka bërë këtë akt monstruoz? Sipas nenit 11 të Ligjit të prejave dhe gjuetisë, ariu klasifikohet si pre e mbrojtur, që do të thotë se gjuetia, ndjekja apo ngacmimi i tij është rreptësisht i ndaluar. Gjithashtu, neni 14 i të njëjtit ligj parashikon se gjuetia e ariut ndalohet përgjithmonë, pa përjashtim. Sipas nenit 228 të Kodit Penal, gjuetia e gjahut të mbrojtur, si p.sh. ariut, dënohet me burgim nga një deri në pesë vjet.

Theksojmë se një person i qytetëruar është vetëm ai që ka respekt për të gjitha qeniet e gjalla dhe jo ai që degradon habitatet e tyre, pushton territorin e tyre jetësor dhe natyror dhe vret i armatosur deri në dhëmbë. Anima Mundi do të bëjë kallëzim penal kundër Drangos presin shkarkimin e tij nga detyra, sepse ata që kryejnë funksione publike duhet të jenë sinonim i përgjegjësisë, llogaridhënies dhe respektit të ligjit, në vend që të vrasin specie të mbrojtura kafshësh me armë në dorë dhe të mos japin përgjegjësi. Kërkojmë që ligji të zbatohet për të gjithë dhe që për këtë krim kundër natyrës në të cilin humbi jetën një kafshë e çmuar, të pasojë dënimi më i lartë i parashikuar me ligj”, thuhet në reagimin e Anima Mundi.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More