Andonovski – Ageler: Mbështetje nga SHBA-ja për transformim digjital të Maqedonisë

nga D. V.

Shkup, 10 korrik – Ministri i Transformimit digjital, Stefan Andonovski sot kishte takim pune me ambasadorën e SHBA-së në vend, Anxhela Ageler.

Takimi u zhvillua në frymën e forcimit të bashkëpunimit dypalësh në fushën e digjitalizimit, sigurisë kibernetike dhe zhvillimit teknologjik, kumtoi kabineti i Andonovskit.

Në fokus të bisedës ishte Samiti i ardhshëm i Ballkanit Perëndimor, që do të mbahet në tetor 2025 në Shkup, dhe në të cilin do të marrin pjesë përfaqësues të lartë të vendeve të rajonit, partnerë ndërkombëtarë, si dhe përfaqësues nga sektori privat.

Andonovski e theksoi mbështetjen e fortë dhe të vazhdueshme të SHBA-së në procesin e transformimit digjital të Maqedonisë, si dhe rëndësinë e aktiviteteve të përbashkëta që kontribuojnë për përparimin e infrastrukturës, forcimin e sigurisë dhe zhvillimin ekonomik.

“Ky takim përfaqëson një hap të rëndësishëm përpara në përpjekjet tona të përbashkëta për një të ardhme digjitale. Jemi mirënjohës për partneritetin me SHBA-në, i cili është thelbësor për përparimin e reformave dhe ndërtimin e një ekonomie digjitale gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme”, vlerësoi Andonovski.

Digjitalizimi mbetet një nga prioritetet strategjike të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, ndërsa bashkëpunimi me partnerin tonë strategjik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës është një nxitës i rëndësishëm i progresit në këtë fushë, qëndron në kumtesën e kabinetit të ministrit të Transformimit Digjital. 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More