Shkup, 18 gusht – Inteligjenca artificiale është teknologji revolucionare me potencial që t’i transformojë ekonomitë dhe shoqëritë. Por, nuk guxojmë të lejojmë që shpejtësia e saj e zhvillmit ta tejkalojë aftësinë tonë për menaxhim të përgjegjshëm, theksoi ministri për Transformim Digjital, Stefan Andonovski në panel-diskutimin e sotëm me temë “Inteligjenca artificiale -revolucion, apokalips ose zhgënjim i madh?”, në kuadër të Impakt samitit që këtë javë mbahet nbë Bukuresht, Rumani.

Ministri Andonovski, në fjalimin e tij, foli për rëndësinë e zhvillimit të përgjegjshëm të inteligjencës artificiale, me këtë rast duke theksuar se Qeveria po punon në mënyrë aktive për ndërtimin e një kuadri ligjor, etik dhe teknologjik për përdorimin e sigurt dhe gjithëpërfshirës të inteligjencës artificiale në sektorin publik.
Ky botim i “Impakt Bukuresht” mblodhi së bashku një numër të madh liderësh botërorë, ekspertësh dhe vizionarësh nga fushat e teknologjisë, politikës dhe biznesit.
Vëmendje të veçantë tërhoqi edhe fjalimi i Mishel Obama, bashkëshortes së ish-presidentit amerikan Barak Obama, e cila foli për ndikimin e teknologjive të reja, lidershipin dhe inovacionin. Fjalim të vetin mbajti gjithashtu edhe prefekti i Bukureshtit, Stelian Bujduveanu.