Andonovski: Ndarja e MSHIA-së nuk ishte vendim politik, digjitalizimi është vendosur si synim strategjik i Qeverisë

nga Xh M

Shkup, 8 korrik – Ministri i Transformimit Digjital Stefan Andonovski tha se ndarja e Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës në Ministrinë e Transformimit Digjital dhe Ministrisë së Administratës Publike ishte e nevojshme dhe se nuk bëhet fjalë për një vendim politik me të cilin ZNAM merr më shumë një vend ministror.

“Propozuesi i këtij ligji është kryeministri Mickoski, dhe mendoj se në idenë e tij më së miri mund ta shpjegojë arsyen e ekzistimit të këtyre ministrive, por mund t’ju them se që nga nëntori, kur filluam përgatitjen e programit zgjedhor, qëndrimi i tij ishte që administrata të ndahet nga transformimi digjital dhe fokusi të jetë në Ministrinë e Transformimit Digjital, kështu që nuk do të thosha se ishte vendim politik”, tha Andonovski sonte në emisionin “360” të RTM-së.

Ministri Andonovski thotë se pikërisht elementi strategjik që i është dhënë Ministrisë së tij kërkon fokus më të madh.

“Ideja jonë ishte që departamentet kyçe, strategjike dhe digjitalizimi të vendoset si prioritet strategjik i kësaj Qeverie, duhet të ketë departamentin e vet në mënyrë që ajo funksionalisht, plotësisht, t’i përkushtohet detyrës që i është dhënë sepse shembujt treguan se që nga bashkimi i administratës me shoqërinë informatike, ato u ndanë në të kaluarën, fokusi u zhvendos ekskluzivisht te administrata. Dhe kjo pjesë e transformimit digjital është neglizhuar”, thekson Andonovski.

Ai bën të ditur se deri në shtator do të jetë gati draft versioni i strategjisë së sigurisë kibernetike.

Në raport me mediat, Andonovski njofton një politikë gjithëpërfshirëse mediatike që do të përmbajë një strategji për zhvillimin e sektorit mediatik në drejtim të gjetjes së kushteve dhe standardeve minimale të përshtatshme për media.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More