Andonovski në takim me udhëheqësit e USAID-it në Uashington

nga D V

Shkup, 4 dhjetor  – Ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski këto ditë është për vizitë pune në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gjatë qëndrimit të tij, ai ka zhvilluar takim me përfaqësues të lartë të USAID-it në Uashington, informojnë nga Ministria.

Në takim u diskutua për projektet rajonale dhe kombëtare të USAID-it, në të cilat jemi përfshirë si shtet dhe si Minstri, ndërsa në fokus të diskutimit ka qenë siguria kibernetike, lufta kundër korrupsionit dhe digjitalizimi i shërbimeve publike për qytetarët.

Vizita në Uashington vazhdoi me takime dypalëshe dhe ngjarje shumëpalëshe.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More