Anita Jella emërohet prokurore në SPAK

nga D V

Anita Jella do të jetë prokurorja e re që do ti shtohet organikës së SPAK. Të tetë anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë që ishin të pranishëm në mbledhjen e sotme, votuan pro emërimit të Jellës.

Ajo do të ushtrojë detyrën për një mandat 9 vjeçar pa të drejtë riemërimi.

Përzgjedhja e Jellës vjen pas verifikimit që Prokuroria e Posaçme ka bërë dhe ka dorëzuar në raportin finalë pranë KLP.

Komision i Posaçëm për verifikimin e figurës, që përbëhet nga 2 prokurorë të SPAK, një gjyqtar i GJKKO, një punonjës financiar i SPAK dhe një agjent i BKH ka vlerësuar se Jella i plotëson kushtet për të ushtruar detyrën si prokurore e SPAK.

Ajo ka kaluar me sukses kontrollin për pasurinë dhe pastërtinë e figurës dhe mbi të nuk rëndon ndonjë pengesë ligjore për të penguar ngritjen në detyrë. Kujtojmë se Anita Jella që prej 9 majit të vitit 2018 ishte caktuar drejtuese e Prokurorisë së Durrësit.

 

 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More