Shkup, 30 shtator – Katër partitë pjesë e koalicionit VLEN bashkë gëzojnë përkrahjen e 11.7% të qytetarëve të vendit, ndërsa BDI e vetme vazhdon të rradhitet si partia e dytë në vend me 13,9% të përkrahjes së qytetarëve të vendit, kështu tregon anketa e fundit e realizuar nga portali mkd.mk.
Në vendim e parë më përkrahjen më të madhe vazhdon të kryesojë VMRO DPMNE me 45.2% , ndrësa LSDM vazhdon të shënojë ulje të përkrahjes dhe për momentin. sipas anketës. ajo gëzon vetëm 11.2% të përkrahjes së qytetarëve. “Levica” ka shënuar rritje dhe tani gëzon përkrahje prej 10.6%.
Sipas anketës shumica e qytetarëve e dinë se kush është lideri i ri i LSDM-së, ndërsa 28,8% kanë deklaruar se nuk e dinë. Përqindja e atyre që nuk e dinë është më e lartë tek të anketuarit me kombësi shqiptare.
Qytetarët e Maqedonisë konsiderojnë se problemi më i madh në vend është krimi dhe korrupsioni. Më pas vjen inflacioni, rritja e çmimeve dhe kostoja e jetesës. Të anketuarit janë përgjigjur se për ta problem janë edhe papunësia, pensionet dhe pagat e ulëta, problemet në shëndetësi, emigracioni, arsimi…
Krahasuar me rezultatet e sondazhit të kryer në mars 2024, perceptimi i publikut për korrupsionin dhe krimin si problemin më të rëndësishëm në vend është në rënie, ndërsa fokusi mbetet tek inflacioni, rritja e çmimeve dhe kostoja e jetesës.
Të pyetur për masën e propozuar nga kryeministri për shpërndarjen e Këshillit Gjyqësor për përmirësimin e sistemit të drejtësisë, 43,2 për qind e qytetarëve janë përgjigjur pozitivisht ndërsa për 33,4 për qind e të anketuarve, ishte masë negative.
Këto janë pjesë e rezultateve të anketës së opinionit publik të realizuar për MKD.mk nga agjencia Market Vision nga 16 deri më 25 shtator ku janë përfshirë 1200 të anketuar.

Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Share via Email Print