Apasiev: Ndryshimet kushtetuese do të bëhen, por jo para zgjedhjeve lokale

nga D V

Shkup, 30 tetor – Kryetari i partisë “E Majta” dhe deputeti i Kuvendit, Dimitar Apasiev njofton se në margjina po thuhet se OBRM-PDUKM dhe VLEN kanë marrëveshje xhentëlmene që të mos ndërhyjnë në portofolet qeveritare.

Apasive thotë se ka besim se do të zbatohen ndryshimet kushtetuese dhe përfshirja e bullgarëve në preambulë, por pa partinë e tij, sepse thotë se do të qëndrojnë kundër.

“Nuk do të bëhen para zgjedhjeve lokale sepse kjo do t’i shpërthejë ballonin e OBRM-PDUKM-së si parti popullore. Do të vazhdojnë, qeveria është e ëmbël dhe e shihni që çdo gjë që mohuan në fushatë dhe më parë, tash po e festojnë si një mrekulli diplomacie për Marrëveshjen e Prespës ose tani po priten shirita për “Bechtel dhe Enka”.

Mos u besoni këtyre politikanëve kryesorë. Kini kujdes për kë votoni”, vlerëson Apasiev.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More