Arben Fetai përshëndet vendimin e Deputetes, Mimoza Musa: Shqiptarët kanë nevojë për zëra si ti

nga Redaksia

Shkup, 23 maj – Zëvendëskryeminsitri Arben Fetai në anë të një statusi të tij në facebook , ka përshëndetur vendimin e deputetës së Aleancës për Shqiptarët, përcjell Zhurnal.mk

“Respekt dhe mirënjohje për qëndrimin tënd të palëkundur, e dashur Mimoza.

Në një kohë sfiduese politike, kur shumë zgjedhin heshtjen apo kompromisin, ti qëndrove e palëkundur në bindje, besnike ndaj besës së dhënë 107.000 votuesve tanë dhe idealeve për ndryshim.

Je shembulli më i mirë i përfaqësimit të ndershëm, ku fjala, qëndrimi dhe veprimi ecin bashkë. Je frymëzim për brezat e rinj, të cilët kanë nevojë të mësojnë se politika jo vetëm që mund të jetë, por edhe duhet të jetë e ndershme.

Urime për integritetin dhe guximin tënd. Shqiptarët kanë nevojë për zëra si ti!”, ka shkruar Fetai

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More