Arben Taravari zbulon paralajmërimin e Ramës: “Mickoski do t’ju përdorë dhe hedhë si leckë” – por pse Taravari nuk u konsultua më herët?

nga Redaksia

Shkup, 2 gusht – Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka zbuluar se kryeministri shqiptar Edi Rama e kishte paralajmëruar që në maj të vitit të kaluar për pasojat e koalicionit me Hristijan Mickoskin.

“Edi Rama më tha: ‘Mickoski do t’ju përdorë dhe do t’ju hedhë si leckë’. Dhe ashtu ndodhi,” u shpreh Taravari, duke iu referuar daljes së Aleancës për Shqiptarët nga qeveria e përbashkët me VMRO-DPMNE-në.

Megjithatë, kjo deklaratë ngre edhe një pyetje politike: pse Taravari, para se të hynte në koalicionin me VLEN dhe në Qeveri, nuk u konsultua zyrtarisht me Edi Ramën?

Kredibiliteti i Aleancës për Shqiptarët u godit, pasi koalicioni i shpallur si “historik” u rrëzua brenda disa muajsh.

Kjo deklaratë e Taravarit pritet mund të ndikojë edhe në raportet diplomatike mes Shkupit dhe Tiranës.

Ndryshe analistët komentojnë se Taravari, i cili me entuziazëm e shpalli koalicionin me VMRO-DPMNE-në si një mundësi historike për shqiptarët, tregoi mungesë konsistence dhe vizion të qartë. Dalja e tij e papritur nga koalicioni VLEN tregon se ai ka ndjekur më shumë interesat personale sesa strategjinë afatgjatë për përfaqësimin dhe avancimin e komunitetit shqiptar.//Zhurnal.mk

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More