Arbër Ademi: Procesi i zgjedhjeve ka kaluar në mënyrë të qetë dhe pa incidente

nga Redaksia

Shkup, 8 maj – Pas përfundimit të procesit të votimit, Arbër Ademi nga Fronti Evropian tha se procesi i zgjedhjeve ka kaluar në mënyrë të qetë dhe pa incidente.

Ai ka falënderuar çdo votues që ka votuar për ta dhe ka dënuar opozitën e cila sipas tij, me propagandë dhe lajme të rrejshme ka dashur të mbjellë frikë tek votuesit gjatë ditës së sotme.

“Fronti Evropian sonte do të jetë dëshmitarë i fitores historike, e cila do ta vulos të ardhmen evropiane të vendit, kthim prapa nuk do të ketë ngase vullneti i qytetarëve është parasegjithash.

Fronti Evropian do të mbetet besnik i vullnetit të votuesit. Fitorja sonte është e jona, e atyre që i thanë Jo Rusisë dhe Po Evropës”, tha Arbër Ademi.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More