Arbnore Beqiraj emërohet Kryesuese e Kuvendit Komunal të Kamenicës

nga D. V.

Arbnore Beqiraj është emëruar Kryesuese e Kuvendit Komunal të Kamenicës, duke u bërë gruaja e parë që udhëheq legjislativin komunal.

Ajo ka qenë edhe gruaja më e votuar në zgjedhjet lokale nga të gjitha partitë politike për dy mandate radhazi.

Kryetari i Komunës, Kadri Rahimaj, ka theksuar se përvoja profesionale dhe angazhimi politik e bëjnë Beqirajn një zgjedhje të denjë për këtë rol të rëndësishëm, përcjell Telegrafi.

“Me këtë pozicion të ri, Arbnorja pritet të jetë zë i fuqishëm i qytetarëve dhe garantuese e funksionimit demokratik të Kuvendit Komunal, duke hapur rrugë për një kapitull të ri të përgjegjshmërisë dhe bashkëpunimit institucional në Kamenicë”, ka shkruar Rahimaj në njoftimin e tij.

Emërimi i saj shënon një moment historik për Kamenicën dhe urojmë që përvoja dhe angazhimi i saj të kontribuojnë në realizimin e projekteve të mëdha dhe në avancimin e qeverisjes lokale.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More