Vazhdojnë mesazhet mashtruese, Posta e Kosovës apelon qytetarët për kujdes

nga D. V.

Posta e Kosovës ka njoftuar qytetarët për një valë të re të mesazheve mashtruese që qarkullojnë përmes SMS-ve, ku palë të panjohura paraqiten në emër të Postës së Kosovës.

Sipas njoftimit të institucionit, menjëherë pasi është bërë i ditur për rastet, Posta ka informuar organet kompetente dhe po bashkëpunon me to për hetimin e sulmeve.

Posta e Kosovës u bën thirrje qytetarëve që të jenë të kujdesshëm dhe të mos klikojnë asnjë link të dërguar përmes këtyre mesazheve, si dhe të mos bashkëpunojnë me numra telefonikë që nuk i përkasin Postës.

“Në asnjë rast, Posta e Kosovës nuk do t’ju kërkojë të dhëna personale apo informacione bankare”, thuhet në njoftim.

Institucioni ka theksuar se kanalet e saj zyrtare janë:

Posta e Kosovës ka bërë të ditur se sulme të ngjashme janë raportuar edhe në postat e tjera të rajonit dhe ka riafirmuar përkushtimin e saj për të mbrojtur qytetarët dhe për të bashkëpunuar me institucionet relevante.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More