Argjent Muça emërohet drejtor në Spitalin e Gostivarit

nga Xh M

Gostivar, 3 korrik – Argjent Muça nga dita e sotme ka marrë detyrën drejtor në spitalin e përgjithshëm “Ferid Murad” në Gostivar.

Muça vjen në vend të Ylber Ademit, të cilin ministri i ri i shëndetësisë, Arben Taravari e shkarkoi që në ditën e parë për shkak të skandalit me konkursit të fundit për punësim në spitalin e Gosrivarit.

Ademi, kuadër i BDI-së në një video inçizim publikuar kohë më parë me zë dhe figurë, thotë se punësimet e fundit ishin bërë me urdhër nga lartë.

Ndryshe, Argjent Muça është kuadër i ri, me përvojë të pasur, ai është specijalist i endokrinologjise dhe doktor shkence i dijabetologjise, i punësuar në klinikën e endokrinollogjisë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More