Mucunski – Dimovski: Rritja ekonomike, vendet e reja të punës dhe investimet në fokus të prioriteve qeveritare

nga Xh M

Shkup, 3 korrik – Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski sot u takua me drejtorin e ri të emëruar në Drejtorinë e Zonave Zhvillimore Teknologjike dhe Industriale (ZZHTI), Goce Dimovski.

Siç bëri të ditur MPJ, në takim u bisedua për prioritetet e qeverisë, me fokus në aktivitetet siç janë rritja ekonomike, krijimi i vendeve të reja të punës, nxitja e tregtisë dhe tërheqja e investimeve të reja. Gjatë kësaj, të dyja palët folën për bashkëpunimin e fuqishëm dhe të vazhdueshëm në drejtim të realizimit të prioriteteve të qeverisë.

Njëherësh, në takim, ishte theksuar nevoja e qasjes së koordinuar dhe bashkëpunimit të vazhdueshëm në sferën e ekonomisë dhe biznesit, si dhe angazhimet për paraqitje të përbashkët lidhur me tërheqjen e investimeve të huaja, qëndron në kumtesë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More