Armata pas vrasjes në Batincë: Shprehim ngushëllime për familjen, i ndjeri nuk ishte në detyrë gjatë ngjarjes

nga D. V.

Shkup, 11 korrik – Nga Armata e Maqedonisë së Veriut kanë konfirmuar se personi i vrarë sot në Batincë të Shkupit është pjesëtarë i Armatës, përcjell TV21. Armata shpreh ngushëllime për familjen e 50-vjeçarit, ndërkaq thekson se tashmë i ndjeri, nuk ishte në detyrë gjatë ngjarjes tragjike.

“E njoftojmë opinionin publik se personi me inicialet A.M. nga fshati Batincë i Shkupit, i cili pas ngjarjes tragjike të ndodhur sot iu nënshtrua plagëve, ishte pjesëtar i Ushtrisë. Shprehim ngushëllime të thella për familjen e të ndjerit. Gjatë ngjarjes tragjike, personi nuk ka qenë në detyrë ushtarake, por ka qenë duke shfrytëzuar një ditë të lirë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë prokurori publik, organet e MPB-së dhe shërbimi kujdestar i Policisë Ushtarake”, thonë nga Armata.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More