Arratiset një i burgosur nga burgu i Smrekonicës

nga Xh M

Është arratisur F.H nga burgu i Smrekonicës, i cili akuzohet për vrasje.

Kështu ka bërë të ditur Shërbimi Korrektues i Kosovës përmes një postimi në “Facebook”.

Për largimin e tij nga institucioni është përgatitur letër rreshtimi dhe është njoftuar edhe policia.

“Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton opinionin publik se i dënuari F. H. është larguar nga Qendra Korrektuese e Smrekonicës, institucion i tipit të hapur. Ai është gjithashtu përfitues i vikendit. Herën e fundit që ka shfrytëzuar vikendin ishte nga data 01 deri më 03 të këtij muaji. Për largimin e tij nga institucioni është përgatitur letërrreshtimi dhe është njoftuar edhe policia”, thuhet në postimin e SHKK-së.

Lidhur me rastin, deri në përfundim të hetimeve, janë suspenduar dy oficerë, ai i dhomës së vëzhgimit, F.R dhe oficeri i krahut, N.A./21Media

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More