Arrestimi i ish-presidentit, Tabaku: Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi duhet të përballen me drejtësinë

nga Xh M

Deputetja e PD Jorida Tabaku, e ftuar në një program televiziv komentoi arrestimin e kreut të Partisë së Lirisë Ilir Meta.

Tabaku theksoi se Presidenti i Partisë së Lirisë duhet që të përballet me drejtësinë. Ajo shtoi se Meta dhe Kryemadhi duhet që të përballen tashmë me drejtësinë, duke shtuar se duhet qëndruar larg “gjyqeve popullore”.

“Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi të përballet me drejtësinë, të mos kthehemi në kohën e gjyqeve popullore. Si Meta, ashtu edhe Sali Berisha e deputetët e arrestuar të përballen me drejtësinë.

Ndërsa, për Salianjin do thosha se jemi në një rast më të rëndë, pasi ai u dënua thjesht për një denoncim. Të qënit të Berishës në arrest shtëpie është diçka, që duhet të na japë forcë, për përbashkimin e PD dhe frontit opozitar”, tha Tabaku.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More