Hidhet granatë në shtëpinë e polices serbe në Zveçan

nga Xh M

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të sotëm në shtëpinë e polices së Kosovës (pjesëtare e komunitetit serb) që ndodhet në Zveçan, por përveç dëmeve materiale nuk ka të lënduar.

Shefi i operativës për rajonin e veriut në kuadër të Policisë së Kosovës, Petrit Fejza, ka konfirmuar lajmin për Arbresh.info duke thënë se policia është duke zhvilluar hetimet dhe po bën përpjekje sa më parë që të identifikojë autorin apo autorët e këtij incidenti, ndërsa motivi ende nuk dihet.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More