Arrestimi i një serbi në Gorazhdevc të Pejës, reagon Lista Serbe

nga D V

Policia e Kosovës sot njoftoi se ka arrestuar një qytetar në Gorazhdevc të Pejës, për shkak të nxitjes së përçarjes dhe mos durimit.

Lidhur me këtë arrestim ka reaguar Lista Serbe, partia serbe e cila gëzon mbështetjen e Beogradit.

Në reagimin e tyre Lista Serbe ka thënë se “regjimi i Albin Kurtit po bënë gjithçka që serbët të heshtin ose të zhduken.
“Arrestimi dhe ndalimi i serbit Luka Zlatiçanin nga Gorazhdeci për këndimin e këngëve shkakton pakënaqësi te serbët në të gjithë Kosovën dhe Metohinë, veçanërisht sepse Policia e Kosovës, në dhjetëra raste kur serbët sulmohen, pronat e tyre ose Kisha Ortodokse Serbe janë të shkatërruara, nuk janë kaq të azhurnuar dhe profesionalë.

Regjimi i Albin Kurtit bën gjithçka që serbët të heshtin ose të zhduken nga këto zona, dhe për këtë përdorin institucionet që ata menaxhojnë. Të njëjtat institucione që arrestojnë serbët për këngë nuk kanë dhënë ende një përgjigje për pyetjen se kush është përgjegjës për vrasjen dhe plagosjen e tmerrshme të fëmijëve serbë në Gorazhdec”, thuhet në reagimin e tyre.

Lista Serbe ka kërkuar që i arrestuari të mbrohet në liri.

“Duke pasur parasysh që z. Zlatiçanin është një familjar, i cili nuk e ka lënë kurrë Gorazhdecin e tij, kërkojmë që t’i lejohet menjëherë e drejta për t’u mbrojtur nga liria, sepse është e turpshme që ai të ndahet nga familja e tij në paraburgim për shkak të këngëve që ka kënduar.

Gjithashtu kërkojmë që përfaqësuesit ndërkombëtarë të kushtojnë më shumë vëmendje akuzave të montuara politikisht, veçanërisht kur zgjedhjet po afrohen dhe regjimi në Prishtinë do të kompensojë vlerësimet duke keqtrajtuar serbët për mungesën e suksesit të tij në çdo sferë të shoqërisë”, thuhet në reagim.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More