Arrestimi i të riut që festoi me flamurin kombëtar shqiptar, zv/ministri Iseni: Policia ndërhyri sipas ligjit

nga Xh M

Kumanovë, 29 nëntor – Zëvendësministri i brendshëm, Astrit Iseni, lidhur me arrestimin e një dite më parë të të riut nga Kumanova Ard Saiti, për shkak të festimit me flamur kombltar, ka reaguar përmes një postimi në profilin e tij në facebook.

Iseni thotë se policia ka vepruar sipas ligjit dhe se po veprohet sipas procedurave ligore. Iseni shton në tej se MPB mbetet e përkushtuar ndaj për ruajtjen e sigurisë dhe qetësisë për të gjithë.

Postimi i plotë i zëvendësminstrit Iseni:

Të nderuar qytetarë,

Gjatë shënimit të Ditës së Flamurit në Kumanovë, disa persona shkelën rregullat dhe cenuan rendin publik.

Policia ndërhyri sipas ligjit dhe veprimi u bë pa dallim etnik, duke garantuar që çdo qytetar të trajtohet në mënyrë të drejtë dhe të barabartë.

Procedurat ligjore për rastet e konstatuara po vazhdojnë, ndërsa MPB mbetet e përkushtuar në ruajtjen e sigurisë dhe qetësisë për të gjithë.

Respektimi i ligjit është një detyrë për çdo qytetar, dhe nuk do të tolerohen veprime që nxisin tensione apo përçarje.

Siguria, rendi publik dhe respekti ndaj ligjit janë prioritet për MPB-në dhe do të zbatohen në mënyrë të paanshme, për të garantuar qetësinë e çdo qytetari, pa dallim etnie, besimi apo përkatësie tjetër.

Gëzuar festat e Nëntorit! Le të festojmë në paqe dhe me respekt për njëri-tjetrin.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More