Arrestohen tre persona në Mitrovicë, të dyshuar për vjedhje

nga D V

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar tre persona në Mitrovicë, të dyshuar për veprën penale “Vjedhje e rëndë”.

Në njoftimin e policisë thuhet se arrestimi ka ndodhur më datën 28 janar.

“Me datën 28 janar 2024, hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve, si rezultat i hetimeve te zhvilluara kanë identifikuar dhe arrestuar tre persona të dyshuar për veprën penale “vjedhje e rëndë’. Arrestimi i tre të dyshuarve të moshës se mitur, shtetas të Republikës së Kosovës, është bërë mbi dyshime të arsyeshme dhe provave të siguruara se me datën 25 janar 2025, në rrugën Marije Shllaku ” në Mitrovicë, në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Vjedhje e rëndë” ku cak i kësaj vjedhje ishte një shtëpi nga ku kishin vjedhur një shumë të parave”, thuhet në njoftim.

Tutje, theksohet se në cilësi të provave materiale tek të dyshuarit është gjetur gjysma e shumes se parave të vjedhura. Ndërsa, pas intervistimit, tre të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More