Arrestohet 19 vjeçari që nga aksidenti shkaktoi vdekjen e një gruaje në magjistralen Tetovë-Gostivar

nga Xh M

Sot (03.04.2025) në ora 15:50 në SPB Tetovë është raportuar se në magjistralen Tetovë-Gostivar ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një veture të pasagjerëve “Pezho” me targa të Ohrit, drejtuar nga G.V. (47) nga Ohri dhe automjeti i pasagjerëve “Mercedes” me targa të Republikës së Sllovenisë, i drejtuar nga A.A. (19) nga fshati Gradec i Gostivarit. Pasagjerja në veturën ,,Pezho” D.M.(81) nga Ohri, ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa vdekjen e ka konstatuar mjeku i Emergjencës së Gostivarit, ndërsa lëndime të rënda trupore kan pësuar janë V.V. (47) dhe S.V. (69) nga Ohri, bashkëudhëtarë në automjetin “Pezho”, të cilët me automjet të Shërbimit të Emergjencës Mjekësore janë transportuar në Qendrën Urgjente Gostivar për ndihmë mjekësore. Inspektimin në vendin e ngjarjes është kryer nga ekipi i DPB Gostivar dhe prokurori publik, me urdhër të të cilit shoferi A.A. është privuar nga liria dhe ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More