Arrestohet 29 vjeçari që vodhi para nga arka e bamirësisë së një xhamie në Ferizaj

nga L. M

Një 29 vjeçar, është identifikuar dhe arrestuar në Ferizaj, i cili dyshohet se ka kryer veprën penale “Vjedhje e rëndë”.

I dyshuari F.A., më 9 dhjetor, sipas Policisë, ka depërtuar me forcë në objektin fetar “Xhamia e Vogël”, ku nga arka e bamirësisë ka vjedhur një shumë të parave.  Gjatë arrestimit, nga i dyshuari janë sekuestruar dy palë atlete, të cilat dyshohet se janë përdorur gjatë kryerjes së veprës penale. I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe me vendim të prokurorit të shtetit, është ndaluar për 48 orë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More