Arrestohet në Dobërdoll pasi kërcënoi me armë plastike një qytetar nga Gradeci

nga D. V.

Më 3 gusht 2025, rreth orës 20:50, në fshatin Dobërdoll të Gostivarit, zyrtarë policorë nga Departamenti Policor i Gallatës kanë privuar nga liria një 44-vjeçar me inicialet A.M., banor i fshatit Dobërdoll.

Arrestimi u krye pas një kallëzimi të mëparshëm, sipas të cilit rreth orës 20:05, në një dyqan të fshatit, A.M. kishte kërcënuar me pistoletë personin H.H. (60), nga fshati Gradec i Gostivarit.

I dyshuari është ndaluar në stacionin policor për procedura të mëtejshme. Gjatë kontrollit të automjetit të tij të tipit “Opel Astra” me targa të Gostivarit, policia ka gjetur dhe sekuestruar një pistoletë plastike, e cila dyshohet se është përdorur në rastin në fjalë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More