Fatkeqësi rrugore në hyrje të Shkupit, komunikacioni është rikahëzuar

nga D. V.

Shkup, 18 korrik – Një fatkeqësi rrugore ndodhi sot në mëngjes, rreth orës 10:35, në autostradën Kumanovë – Shkup, në afërsi të hotelit “Belvi”.

Siç kumtoi MPB, në fatkeqësinë rrugore morën pjesë automjeti ngarkues motorizues “iveko” me targa të Shkupit, drejtuar nga S.D. (54), automjeti motorizues udhëtues “audi” me targa të Shkupit, drejtuar nga D.R. (31) dhe automjeti motorizues i udhëtimit “golf” me targa të Kumanovës, drejtuar nga S.A..

Me automjetin e ndihmës së shpejtë S.A. është dërguar në kompleksin e klinikave “Nëna Terezë” për ofrim të ndihmës. Ekspertiza është në rrjedhë, ndërsa komunikacioni në atë pjesë drejt Shkupit është rikahëzuar prapa pompës së benzinës.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More