Mexhiti nga Gazi Baba: Po ndërtojmë një të ardhme më të mirë, për çdo lagje dhe çdo qytetar!

nga Redaksia

Shkup, 17 gusht – Kandidati i koalicionit VLEN për komunën e Çairit, Izet Mexhiti ka vizituar sot rrugën 210 në lagjen e Gazi Babës ku janë inspektuar punimet për ndërtimin e rrjetit të ujësjellësit.

Mexhiti tha se projekti ka për qëllim revitalizimin e tërësishëm të infrastrukturës nëntokësore në këtë zonë.

“Ndërtimi i rrjetit të ri të ujësjellësit në rrugën 210 të lagjes Gazi Babë të Çairit shënon një hap të rëndësishëm drejt përmirësimit të jetës së përditshme të banorëve. Ky projekt, i cili ka qenë një kërkesë e kahmotshme e komunitetit lokal, po bëhet realitet falë investimit të siguruar nga Qeveria në kuadër të thirrjes së dytë.
Projekti ka për qëllim revitalizimin e tërësishëm të infrastrukturës nëntokësore në këtë zonë. Pas përfundimit të punimeve në rrjetin e ujësjellësit në rrugën 210 dhe në tre krahët e saj, do të vijojë asfaltimi i plotë i rrugicave, duke garantuar një mjedis më të pastër, më të sigurt dhe më funksional për banorët.

Qeveria mbetet e përkushtuar në mbështetjen e komunave me projekte konkrete që ndikojnë drejtpërdrejt në cilësinë e jetës së qytetarëve tanë.

Së bashku po ndërtojmë një të ardhme më të mirë, për çdo lagje dhe çdo qytetar”, ka shkruar Mexhiti.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More